Shpejtim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë i turneut të 23-të në boks, “Adem Jashari”.
Turneu më i madh i boksit në vend nisi të shtunën ndërsa përfundoi të dielën. U zhvillua në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Boksieri më i mirë vendorë u shpall Patriot Behrami, derisa epiteti i boksierit më të mirë të huaj i takoi Tanko Viliam të Sllovakisë. Tekniku më i mirë u shpall Javier Diaz, ndërsa boksieri më korrekt Dion Lena i Maqedonisë së Veriut. Çifti më luftarak ishte ai në mes të Kristijan Demës së Shqipërisë dhe bullgarit Morejon Yordan.