Armend Xhoxhaj regjistroi humbjen e dytë si profesionist në boks. Ai pësoi nokaut teknik nga Mateusz Masternak në meçin e sontëm në kategorinë kruzer, të mbajtur në Poloni.
Pavarësisht disa goditjeve të mira, Xhoxhaj nuk arriti të mbijetonte më shumë se sa raundi i katërt dhe u nokautua nga boksieri polak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMasternak është një boksier me përvojë të madhe, madje ka marrë pjesë në garën për trofeun “Muhammad Ali”. Ai në karrierën e tij ka 46 fitore dhe pesë humbje.
Xhoxhaj, karshi dy humbjeve, ka 12 fitore në boksin profesionist. Ai kishte përfaqësuar më herët Kosovën në boksin amator, ndërsa e zhvillon karrierën në Gjermani.