Sport

Xhoxhaj nokautohet nga Masternaku

Armend Xhoxhaj regjistroi humbjen e dytë si profesionist në boks. Ai pësoi nokaut teknik nga Mateusz Masternak në meçin e sontëm në kategorinë kruzer, të mbajtur në Poloni. 

Pavarësisht disa goditjeve të mira, Xhoxhaj nuk arriti të mbijetonte më shumë se sa raundi i katërt dhe u nokautua nga boksieri polak.

Masternak është një boksier me përvojë të madhe, madje ka marrë pjesë në garën për trofeun “Muhammad Ali”. Ai në karrierën e tij ka 46 fitore dhe pesë humbje.

Xhoxhaj, karshi dy humbjeve, ka 12 fitore në boksin profesionist. Ai kishte përfaqësuar më herët Kosovën në boksin amator, ndërsa e zhvillon karrierën në Gjermani.