Sport

Dybala vendos për të ardhmen

Paulo Dybala ka arritur marrëveshje personale me Juventusin për vazhdimin e kontratës. Mediat italiane kanë bërë të ditur të shtunën se argjentinasi është pajtuar me kushtet e reja të ofruar nga drejtuesit e klubit.

Dybala pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare që do ta mbante atë në Torino deri në vitin 2026.

Dybala është në vitin e fundit të kontratës me “Zonjën e Vjetër”.

Këtë sezon në pesë ndeshje në Serie A, ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.