Llapi është mposhtur pas tri fitoreve të njëpasnjëshme në Superligë. Humbja nga Drita (3:1) në stadiumin e vet, e ka lënë të dëshpëruar trajnerin e skuadrës llapjane, Tahir Batatinën.
Batatina pas ndeshjes tha se nuk është mposhtur nga Drita, por nga gjyqtari Genc Nuza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj se nuk ishte rezultat real pas paraqitjes që e patëm. Kemi arritur fitore 6:0 kur referimi është mirë. Djemtë i përgëzoj për angazhimin. Kjo ndeshje i shkon Nuzës që dha penallti të lehtë dhe karton të kuq. Këtu ka ardhur me synim të caktuar. Kjo nuk i konvenon futbollit. Duhet të na lënë të luajmë futboll. Llapit i është bërë e padrejtë me stadium, pasi nuk na u lejua të luajmë në bari artificial. Pastaj vijnë gjyqtarët dhe bëjnë referim të tillë. Nuk na mundi Drita, por gjyqtarët. Nuza e di mirë çfarë ka bërë sot. VAR-i është zbatuar vetëm kur i ka konvenuar. Nuza është dy metra distancë dhe shkon e sheh rastin në VAR. Kjo tregon se ‘kur dua e shikoj VAR-in, kur dua nuk e shikoj’. Dritës ia uroj fitoren, por edhe arbitrave. Iu ka hyrë frika në palcë nga Llapi pas tri fitoreve rresht. Por Llapi nuk do të ndalet. Nuk është e drejtë të dëmtohemi në këtë mënyrë. Kur të luajmë kundër Dritës do të ishte mirë të referonte dikush tjetër”, ka thënë Batatina pas ndeshjes.