Lorenzo Insigne mund të jetë përforcimi i madh i Interit pas përfundimit të sezonit aktual. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se agjenti i Insignes, Vincenzo Pisacane është takuar me drejtuesit e Interit, të cilët tashmë i kanë bërë ofertë për klientin e tij.
Insigne ende nuk ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni dhe gjasat janë të mëdha që sulmuesi t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë në verë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo30-vjeçari është kapiten i Napolit dhe këtë sezon ka shënuar dy gola e ka asistuar dy herë në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.