Anthony Joshua ka nisur të stërvitet me ish-trajnerin e Mike Tysonit, Ronnie Shields, për t’u përgatitur sa më mirë për rimeçin kundër Oleksandr Usyk.
Joshua i humbi titujt e peshës së rëndë në boks, në versionet WBA, WBO, IBF dhe IBO muajin e kaluar. Usyk fitoi me vendim unanim.
Pas humbjes, Joshua dhe trajneri Rob McCracken kanë pranuar kritika për mënyrën se si i janë qasur duelit kundër Usykut.
Joshua i cili e aktivizoi menjëherë klauzolën e rimeçit, ka vizituar disa palestra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që ta ndryshojë planin për ballafaqimin e dytë kundër ukrainasit.
Shields, i vendosur në Texas, ka stërvitur boksierë si Mike Tyson, Evander Holyfield, Pernell Witaker dhe Arturo Gatti.