Mbrojtësi i qendrës i Juventusit, Matthijs de Ligt, mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Zenit St. Petersburgut.
Mbrojtësi holandez nuk u paraqit as në ndeshjen e fundit në ligë ndaj Romës. Sipas stafit mjekësor të klubit italian, lëndimi i De Ligt nuk është serioz. Megjithatë paraqitja të mërkurën në Champions mbetet në dyshim.
Mbrojtësi 22-vjeçar ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, por ka ndjerë dhimbje. Kjo ka bërë që stafi mjekësor t’i propozoj trajnerit, Massimiliano Allegri, që ta pushoj De Ligtin. Ndeshja Zenit – Juventus zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.