Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho kërkon ta dëshmojë vetën te Barcelona

Philipe Coutinho beson se mund të jetë pjesë e rëndësishme e klubit në sezonin e ri.

Mesfushori brazilian që prej transferimit nga Liverpooli nuk ka arritur të gjejë veten te skuadra spanjolle.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por Pavarësisht kësaj, Cutinho beson se mund të kontribuojë edhe më shumë.

“Të gjithë e dimë se çfarë kam kaluar, por ndihem mirë. Pas një kohe të gjatë, të shënosh një gol është një ndjenjë shumë e bukur. Përveç kësaj, skuadra ka fituar. Kam më shumë dëshirë se kurrë pasi kam kaluar gjithçka që kam kaluar. Dua të jem i suksesshëm dhe të jem Coutinho më i mirë për Barcelonën”, deklaroi Coutinho.

29-vjeçari ka një gol këtë sezon në shtatë paraqitje.