Sport

Unitedi nis bisedimet me Kounden

Manchester Unitedi ka gjasa të mëdha t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit francez Jules Kounde, i cili është pjesë e skuadrës së Sevillas.

Mediumet britanike kanë raportuar të hënën se Kounde është i vendosur të largohet nga Sevilla gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për këtë arsye ka nisur negociatat me Unitedin. Kounde është i dëshpëruar me faktin që Sevilla ka refuzuar ofertat e Chelseat dhe Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.

Kounde 22-vjeçar është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në La Liga dhe Sevilla për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 80 milionë euro.

Ai këtë edicion ka tetë paraqitje te Sevilla, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.