Sport

Basketboll, Ylli fiton Superkupën mbarëkombëtare

Golden Eagle Ylli e ka fituar turneun e radhës të basketbollit shqiptar. Skuadra nga Suhareka të dielën e fitoi Superkupën mbarëkombëtare. E ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultatin 76:67.

Ndeshja është luajtur në Shkodër. Lojtari më i vlefshëm i turneut është shpallur Mikaile Tmushiq, reprezentuesi i Kosovës. Ylli më herët e fitoi edicionin hapës të Ligës Unike, që ishte zhvilluar në formë turneu.

Janë këto dy aktivitetet e para të kësaj lige të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë.