Edon Zhegrova ia ka siguruar fitoren Baselit në udhëtim te Sionit.
Baseli triumfoi me rezultatin 1:0, në kuadër të javës së dhjetë të elitës së futbollit të Zvicrës.
Zhegrova hyri në lojë në minutën e 65-të në vend të Stockerit.
Sulmuesi i Kosovës ia doli të realizoi në gol të bukur në minutën e 90-të, gol që pati vlerën e tri pikëve.
Për Zhegrovën ishte goli i dytë në këtë sezon në Superligën e Zvicrës me Baselin.
Me 22 pikë, Baseli është lider derisa Sioni zë vendin e tetë me nëntë pikë. Te ekipi zviceran titullar ishin Taulant Xhaka dhe Pajtim Kasami. Ndërkaq, në bankën rezervë qëndroi Tician Tushi.
EDON ZHEGROVA ?
— Football Kosovar ?? (@FootballKosovar) October 17, 2021
Notre Edon donne la victoire au FC Bâle à la 91e !!! pic.twitter.com/6xIMQXMdRb