Nedim Bajrami ishte i vetmi prej katër futbollistëve shqiptarë që u aktivizua te Empoli, të dielën pasdite. Në kuadër të xhiros së tetë të Serie A, Empoli humbi thellë, 4:1, në shtëpi nga Atalanta. Bajrami u aktivizua në minutën e 62-të.
Samir Ujkani, Ardian Ismajli dhe Kristijan Asllani qëndruan në stol te Empoli. Për shkak të lëndimit, Atalantas po i mungon Berat Gjimshiti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmpoli është i 12-ti me nëntë pikë. Atalanta i ka 14 pikë dhe mban vendin e katërt.