Sport

Rudigeri i pavendosur

Antonio Rudiger është në pritje të ofertës nga skuadra e Chelseat.

Mbrojtësi gjerman është në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe nuk ka nisur ende bisedimet.

Por mediat në Ishull kanë bërë të ditur të shtunën se Rudiger është në pritje të ofertës nga klubi anglez.

Mbrojtësi gjerman fiton aktualisht 6.5 milionë euro në sezon dhe po kërkon rritje të dukshme të pagës për të mbetur në “Stamford Bridge”.

Interesim për 28-vjeçarin kanë shprehur Bayern Munichu, Real Madridi dhe Barcelona.