Sport

Moggi e kishte menduar vetëvrasjen

Në pranverën e vitit 2006, futbolli italian u lëkund nga një skandal shumë i madh që zbuloi se Juventusi, bashkë me disa klube tjera të Serie A, kishin ndikim në rregullimin e disa ndeshjeve, nëpërmjet gjyqtarëve të atyre dueleve.

Ky skandal u emërua “Calciopoli”, ndërsa Juventusit ia hoqi dy tituj të ligës dhe e largoi nga elita e futbollit italian.

Luciano Moggi, në atë kohë drejtor sportiv i Juventusit, ka thënë se e ka menduar edhe vetëvrasjen pas shpërthimit të skandalit.

“Kam menduar për vetëvrasje në ditët e para rreth kësaj çështjeje. Vetëm besimi në Zot më shpëtoi. Isha cak i të gjithëve. Sistemi nuk ekzistoi, por unë u desh ta vuaja dënimin”, ka thënë Moggi në dokumentarin e “Netflixit”, Bad Sport.

Moggi u suspendua përjetë nga futbolli pas skandalit, por i shpëtoi dënimit me burgim.