Sport

Enis Bardh kthehet nga lëndimi

Enis Bardhi i është bashkuar Levantes në stërvitje, por i duhet ende kohë për t’u paraqitur në fushë.

Ai të enjten ka stërvitur me grupin pas problemeve me muskuj, por nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Getafes.

Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut u lëndua në fund të muajit gusht në ndeshjen ndaj Real Sodiedadit.

Ai i mungoi Maqedonisë së Veriut në ndeshjet kualifikuese për Botërorin e vitit 2022, që u zhvilluan në shtator dhe këtë muaj. Mesfushori 26-vjeçar këtë edicion ka luajtur në tri paraqitje për skuadrën elitare të Spanjës.