Sport

Tjetër rekord Botëror për Ronaldon

Descriptive Text

Cristiano Ronaldo shkëlqeu edhe një herë tjetër.

Të martën në mbrëmje, sulmuesi portugez e realizoi tregolëshin e dhjetë me përfaqësuesen e Portugalisë.

Portugalia fitoi 5:0 kundër Luksemburgut në “Estadio Algarve”.

Ishte ndeshje e rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Me “hat-trickun” e 10-të, Ronaldo e kaloi suedezin Sven Rydell, i cili e përfundoi karrierën me nëntë tregolësha.

Në gjithë karrierën e tij, Ronaldo ka realizuar 58 herë nga tre gola brenda një ndeshjeje. Është me tri tregolësha më përpara se Lionel Messi.

“Hat-triku” i parë me Portugalinë erdhi në vitin 2013, ndërsa tetë nga to, kanë ardhur pasi ka mbushur 30 vjet në vitin 2015.

“Sa i përket pyetjes së parë, e kam gjetur fjalën e duhur për të shumë vite më parë, në vitin 2003 ose 2004, kur isha trajneri i tij i parë në futbollin portugez. Ishte 18-vjeçar dhe flisnim se ai mund të arrijë gjithçka. Nuk ka diçka të pamundur për të. Ai është gjeni. Ai i takon klasit gjenial. Mund të gjesh gjeni në piktura, skulptura e kështu me radhë. Dhe ai është gjeni i futbollit. Shumë thjeshtë. Gjeni”, kishte thënë përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, në vitin 2019, kur Ronaldo shënoi tre gola kundër Zvicrës.

Brenda një ndeshjeje, Ronaldo ka shënuar katër gola në tetë raste, gjashtë herë sa ishte pjesë e Real Madridit dhe dy herë me Portugalinë.

Dy herë ka realizuar nga pesë gola me madrilenët.

36-vjeçari tani ka 115 gola në 182 ndeshje për Portugalinë, një tjetër rekord që mbanë emrin e tij.