Sport

Përbërjet startuese të ndeshjes Shqipëri – Poloni

Descriptive Text

Janë publikuar përbërjet startuese të ndeshjes mes Shqipërisë e Polonisë.

Shqipëria në ndeshjen vendimtare të eliminatoreve për Botërorin 2022 kundër Polonisë do të startojë me formacion 4-3-3.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga treshja Federik Veseli, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli e Elseid. Në mesfushë janë Lorenc Trashi, Keidi Bare, Ylber Ramadani. Ndërsa në sulm treshja, Myrto Uzuni, Rey Manaj e Odise Roshi.

Ndeshja Shqipëri – Poloni luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me fillim nga ora 20:45.

Shqipëria zë vendin e dytë në Grupin I me 15 pikë nga shtatë ndeshje, ndërsa Anglia kryeson me 19 pikë. Polonia është e treta me 14 pikë.

Image