Sport

Lazio gjen zëvendësuesin e Strakoshës

Foto: Reuters

Lazio është në kërkim të një portieri të ri. Mediat italiane kanë bërë të ditur se klubi kryeqytetas është duke u interesuar për portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga.

Trajneri Maurizo Sarri e sheh portierin spanjoll zëvendësues të Thomas Strakoshës.

Portieri shqiptar do të largohet nga Lazio pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij në skuadër.

Sarri në të kaluarën ka punuar me Arrizabalagan te Chelsea.