Serbia ka paralajmëruar letër proteste ndaj FIFA-s për rastin kur një tifoz i ka vendosur futbollistit Xherdan Shaqiri një xhaketë me logo të UÇK-së, derisa ky i fundit po prononcohej për media.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatoviq, këtë e ka konsideruar si incident, duke thënë se "do të kërkojmë reagim urgjent dhe sanksione të rrepta ndaj Shaqirit për promovimin e organizatës kriminale terroriste 'UÇK' gjatë një deklarate për media”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje, sekretari i ka konsideruar të papranueshme thirrjet 'Shqipëri e Madhe' në ndeshjen mes Suedisë dhe Kosovës.
Për rastin e Shaqirit, ka reaguar edhe Federata e Zvicrës, duke thënë se është e papranueshme që personat keqpërdorin stadiumet e futbollit.
“Është e papranueshme, që personat keqpërdorin stadiumet e futbollit, e në këtë rast edhe intervistën e një futbollisti pas ndeshjes, për propagandë politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk u përgjigj. Personi fajtor u mor në pyetje nga Policia dhe atij i është vendosur një ndalim i hyrjes në stadiume”, ka njoftuar Federata e Zvicrës.