Sport

Rudiger flet pas interesimit të Bayern Munichut

Descriptive Text

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, pranon se është i lumtur nga raportet që e lidhin me Bayern Munichun. Por, ai këmbëngul se është i fokusuar në detyrën që ka me Chelsean.

“Sigurisht interesimi i Bayernit më nderon dhe dëshmon se unë kam qenë duke i bërë gjërat si duhet. Por, jam i fokusuar të jap më të mirën për skuadrën time aktuale, Chelsean. Momentalisht, ndihem mirë këtu”, deklaroi Rudiger.

Mbrojtësi gjerman është në vitin e fundit të kontratës me “Blutë e Londrës” dhe nuk e ka vazhduar ende atë.