Sport

Portugalia zë vendin e tretë në Kupën e Konfederatave

 

Adrien Silva ka shënuar një gol në pjesën e parë të vazhdimeve për t’ia siguruar Portugalisë fitoren 2 me 1 ndaj Meksikës dhe vendin e tretë në Kupën e Konfederatave.

Loja e rregullt përfundoi me rezultat 1 me 1, ndërsa goli i Silvas i solli medaljen e bronztë kampionit të Evropës. Goli i Silvas u realizua në minutën e 104-të.