Sport

Florian Marku fiton titullin në kategorinë velter

Florian Marku ka fituar titullin në kategorinë velter të IBF-së International, duke mposhtur me pikë boksierin ukrainas Maxim Prodan, i cili deri tani ishte i pamposhtur. 

Pas 10 raundeve, Marku fitoi më shumë pikë nga gjyqtarët dhe kështu siguroi titullin e parë në boksin profesionist.

Për boksierin shqiptar vazhdon ende rekordi pa humbje, teksa ka realizuar nëntë fitore, prej tyre gjashtë me nokaut.

Meçi i zhvilluar në stadiumin e Tottenhamin ishte më i rëndësishmi deri tani në karrierën e 28-vjeçarit, i cili tani do t’i ketë sytë për luftën për titull bote.