Sport

Trepça fiton bindshëm pa basketbollistët kryesorë

KB Trepça ka arritur fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën skuadra mitrovicase mposhti pa problem Dritën me rezultatin 98:58.

Në këtë ndeshje te “xehetarët” munguan Drilon Hajrizi, Burim Zekiqi dhe Valdrin Haxhiun të suspenduar me nga një ndeshje nga FBK-ja.

Por përkundër kësaj, minatorët arritën fitore bindëse, duke pasur epërsi të lartë gjatë gjithë takimit.

Lojtari më i dalluar në fitoren e Trepçës ishte Ramon Cockfield me 20 pikë e shtatë kërcime deri Amin Hot kontribuoi me 12 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.

Te Drita u dallua Arian Mehmeti me 12 pikë e shtatë kërcime.