Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas barazimit ndaj Drenicës ka thënë se gabimet e lojtarëve të tij i kushtuan me një pikë në këtë duel.
“Kemi pranuar një gol të lehtë që nuk është dashur të pranohet. Kemi bërë shumë gabime në pjesën e parë dhe kemi mundur të pranojmë më shumë gola, por ishim me fat. Në pjesën e dytë ishim më kërkues, kemi krijuar shanse të mira shënimi, por po nga mungon konkretizimi. Të dy skuadrat kemi bërë një ndeshje të mirë dhe mendoj që epilogu real ishte të ndajmë nga një pikë”, deklaroi Batatina.