Prizreni-16 – Golden Eagle Ylli pritet të jetë ndeshja më interesante e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll. Kjo ndeshje luhet të shtunën (sot) nga ora 19:00. Prizreni ka humbur ndeshjen e kaluar. U ndal nga Trepça në Mitrovicë.
Ndërkohë kampioni, Golden Eagle Ylli, ka humbur dy takimet e para dhe kërkon të reagojë ndaj skuadrës prizrenase. Ndonëse Prizreni është vendas, takimi luhet në Suharekë. Palestra në Prizren është e zënë për vaksinim dhe skuadrat prizrenase po i luajnë ndeshjet si vendas në qytetet tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJava e tretë hapet me ndeshjen RC Cola Drita – Trepça, që zhvillohet sot nga ora 17:15.
Të dielën janë dy ndeshjet tjera: Peja – Rahoveci (17:15), Bashkimi – Sigal Prishtina (19:00).