Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliu: Rugova e kuptoi se duhej ta nxirrte çështjen e Kosovës jashtë kufijve, para se të niste lufta

Ali Aliu

Akademiku Ali Aliu ka thënë se Ibrahim Rugova e kishte kuptuar që në fillim se çështja e Kosovës duhej të ndërkombëtarizohej dhe se dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve nuk duhej të mbetej vetëm brenda Kosovës.

Në një bashkëbisedim me publicistin Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Aliu ka thënë se Rugova, përmes qasjes së tij të qetë, arriti të krijonte miqësi me personalitete me peshë në vendimmarrjen ndërkombëtare.

“Rugova një ka luajtur një rol të veçantë, them unë, me natyrën e tij të qetë dhe me një rrezatim që i bënte njerëzit për vete. Ai arriti të bëjë miq personalitetesh me peshë në vendimmarrjen ndërkombëtare”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, Rugova e kishte kuptuar se një nga problemet kryesore të Kosovës ishte se dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve kishte mbetur për një kohë të gjatë pa u vënë në vëmendjen ndërkombëtare.

“Rugova e ndjeu që në fillim, që fatkeqësia e popullatës shqiptare në Kosovë ka qenë që çdo dhunë e ushtruar aty, deri në përmasa gjenocidi, ka mbetur brenda për brenda, nuk ka shpërthyer asgjë përjashta”, ka deklaruar Aliu.

Edhe Aliu rrëfen si u bind Rugova të bëhej kryetar i LDK-së: “Ibro, bashkë do jemi!” Arbëri Aliu rrëfen si u bind Rugova të bëhej kryetar i LDK-së: “Ibro, bashkë do jemi!”

Ai ka përmendur edhe takimin e partive të vendeve në ish-Jugosllavi, të mbajtur në Stubiçke Toplice, afër Zagrebit, në vitin 1991, ku, sipas tij, Rugova kishte kundërshtuar idenë për hapjen e një fronti të armatosur.

Aliu ka rrëfyer se Rugova kishte argumentuar se Kosova sapo kishte nisur të tërhiqte vëmendjen e gazetarëve dhe organizatave ndërkombëtare dhe se hapja e një lufte në atë moment do ta dëmtonte këtë proces.

Lexo përditësimet tjera
ali aliu

Ali Aliu në PIKË me Veton Surroin (III)

Në episodin e 65-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, i ftuar është akademiku Ali...