1 perditesime
Sport

Rrahmani realizon gol në fitoren e thellë të Napolit

Rrahmani realizon gol në fitoren e thellë të Napolit
22:42

Rrahmani realizon gol në fitoren e thellë të Napolit

Amir Rrahmani ka realizuar një gol në fitoren e thellë që Napoli e ka shënuar të hënën në udhëtim ndaj Udineses në kuadër të xhiros së katërt të Series A të Italisë.

Rrahmani realizoi golin e dytë të ndeshjes për Napolin në minutën e 35-të. Golat tjerë i shënuan Victor Osimhen (24’), Kalidou Koulibaly (52’) dhe Hirving Lozano (84’).

Rrahmani luajti tërë ndeshjen.

Napoli kryeson renditjen në Serie A pas 4 xhirove me pikë maksimale,12 sosh.

21:45

Rrahmani shënon për Napolin

Amir Rrahmani ka shënuar gol për Napolin që e ka mbyllur në avantazh 2:0 pjesën e parë kundër Udineses në udhëtim.

Kjo ndeshje i takon javës së katërt të elitës së futbollit të Italisë. Ai shënoi me kokë nga afërsia pas një skeme të Napolit nga goditja e lirë.