Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea kërkon ta mbajë Rudigerin

Chelsea po planifikon të vazhdojë kontratën me mbrojtësin Antonio Rudiger.

Mbrojtësi gjerman është në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe ende nuk e ka vazhduar atë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rudigeri në qershor të vitit të ardhshëm do të jetë futbollist i lirë.

Por krerët e klubit po synojnë ta mbajnë 28-vjeçarin, që është një ndër lojtarët kryesorë te “Blutë”.

Chelsea do t’i ofrojë kontratë katërvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Rudigeri është pjesë e Chelseat që nga viti 2017.

Interesim për të kanë shprehur Bayern Munichu, Juventusi dhe Tottenhami.