Sport

Lewandowski lavdëron Shqipërinë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka folur para ndeshjes ndaj Shqipërisë. Kapiteni i Polonisë lavdëroi mbrojtjen e “kuqezinjve” duke u shprehur se nuk do të kenë mjaft hapësira në sulm.

‘’Janë shumë ndeshje të rëndësishme për ne përpara, nëse duam të avancojmë duhet të grumbullojmë pikë. Ne nuk mund të kualifikohemi pa kaluar këto ndeshje më parë, ndeshja e radhës është me Shqipërinë. Duhet të jemi të qetë gjatë ndeshjes me Shqipërinë, duhet të luajmë topin shpejt. Nuk do të kemi shumë hapësira në fazën e sulmit. Duhet të kërkojmë për mundësi, për zona të lira. Gjithçka do të varet nga lëvizjet pa top dhe kërkimi i hapësirave të lira”, deklaroi Lewandowski.