Sport

Arbëria e Flamurtari marrin nga një pikë

Skuadra tjetër e rënë nga Superliga edicionin e kaluar, Arbëria, ka luajtur baras me Flamurtarin 1:1 në ndeshjen e parë të Ligës së Parë – Grupi B, për sezonin e ri.

Kryeqytetasit e Flamurtarit ishin afër që të ngjiteshin në Superligë, por në plejof u mposhtën nga Dukagjini në Drenas.

Arbëria e pati iniciativën në 30 minutat e para me disa gjysmë raste. Si rezultat i lojës së mirë arriti që ta shënojë golin e parë në ndeshje. Në minutën e 33-t, Altin Vojvoda falë edhe një devijimi, arriti të realizojë në portën e portierit Afrim Ademi.

Pas iniciativës së Flamurtarit për t’i barazuar shifrat, goli i baraspeshës erdhi 13 minuta para fundit.

Eron Brajshori iu shmang më së miri portierit të Arbërisë, Andi Thaqi, dhe shënoi lehtësisht në portën e zbrazët.