Sport

Alidema rikthehet te Llapi

 

Sulmuesi Festim Alidema, do të jetë pjesë e skuadrës së Llapit në sezonin e ri të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra nga Podujeva, e ka zyrtarizuar Alidemën të enjten. Ai me Llapin ka firmosur kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Alidema edhe më herët ka qenë pjesë e Llapit, përpara se të transferohet në Kroaci te Sllaven Belupo. Ai sezonin e fundit, ishte i huazuar te Drita e Gjilanit.

“Gabimi më i madh i imi pas rikthimit në Kosovë është që nuk iu riktheva skuadrës ku kisha shkëlqimin si futbollist. Tashmë u riktheva aty ku pata besimin dhe përkrahjen e gjithë qytetit, kryesisë, shtabit teknik e në veçanti trajnerit Tahir Batatina. Po rikthehem në shtëpinë time të dytë tek qyteti dhe tifozët 'Legjendat' që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Besimin e kryesisë dhe klubit u garantoj se do t'ua shpërblej me angazhim maksimal. Me këtë organizim të shkëlqyeshëm të klubit dhe me këto kushte të mira të punës besoj që suksesi i ekipit nuk do të mungoj”, ka thënë Alidema në prezantimin e tij me fanellën e Llapit.