Sport

Varane konfirmon largimin

Rapahel Varane i ka dhënë një lamtumirë emocionale Real Madridit. Mbrojtësi francez ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë të ditur se pas 10 vjetësh të kaluar me klubin madrilen do të largohet.

“Pas 10 vjetësh të jashtëzakonshëm dhe të mrekullueshëm në Real Madrid, një klub që do ta mbaj gjithmonë në zemrën time, ka ardhur dita për të thënë lamtumirë. Qëkur mbërrita në 2011, së bashku ne kemi tejkaluar të gjitha pritjet dhe kemi arritur gjëra që nuk mund t'i kisha ëndërruar kurrë. Unë do të doja të falënderoja të gjithë trajnerët dhe të gjithë njerëzit që punojnë ose kanë punuar në klub për gjithçka që kanë bërë. Faleminderit tifozëve e drejtuesve të klubit të cilët më kanë mbështetur vazhdimisht. Ka qenë një privilegj i madh të luaj për këtë skuadër të madhe”, shkroi ndër të tjera Varane.

Mbrojtësi francez do t’i Manchester Unitedi, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje personale.