Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll (femrat), ka përfunduar e treta në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla të mbajtur në Nikozi të Qipros prej datës 20 korrik.
Kosova e mposhti Maltën në ndeshjen për vendin e tretë, të dielën me rezultatin 70:60. Për Kosovën, kjo ishte fitorja e dytë karshi dy humbjeve që i regjistroi në këtë garë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEra Shatri me “double-double” prej 17 pikëve e 15 kërcimeve ishte më e dalluara te Kosova, derisa pikë dyshifrore realizuan edhe Alexis Tolefree (16) e Saranda Daci që krahas 14 pikëve pati edhe 13 kërcime.
Për Kosovën, kjo ishte hera e parë që paraqitej në një garë zyrtare të FIBA-s.
Krahas Maltës, Kosova e mposhti edhe Qipron në ndeshjen e parë të fazës së grupeve ndërsa u mposht nga Luksemburgu e Irlanda.