Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Sot është bërë përurimi i shtatores së Fadil Vokrrit. Vendosja e shtatores pranë stadiumit të Prishtinës është bërë pikërisht në ditëlindjen e 61-të të ish-legjendës së futbollit kosovar.

Kjo ceremoni është bërë nën organizimin dhe protokoll të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zbulimin e shtatores e ka bërë kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i tifozëve Dardanët, Luli Berisha dhe djali i legjendës së Fadil Vokrrit, Gramozi.

Shtatorja është vendosur në hyrje të stadiumit i cili gjithashtu mbanë emrin e Fadil Vokrrit.

{gallery}