Kolumbiani James Rodriguez është i lirë të largohet nga skuadra e Evertonit gjatë këtij afati kalimtar.
Mediumet angleze kanë raportuar të enjten, se drejtuesit e klubit i kanë bërë me dije mesfushorit se mund të largohet pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij sezonin e shkuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJames verën e shkuar iu bashkua Evertonit nga Real Madridi dhe në edicionin e tij të parë me fanellën e ekipit anglez, regjistroi 26 ndeshje ku shënoi gjashtë gola dhe bëri nëntë asistime. Ai ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2022, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Bëhet e ditur se për Jamesin tashmë po interesohet ekipet nga Serie A dhe La Liga.