Sport

Balaj transferohet në Rusi

Reprezentuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit rus. Balaj ka firmosur kontratë me Nizhny Novogordin.

“Në fund të stinorit të kaluar, u ftova nga Shqipëria për ndeshjet miqësore me Uellsin e Çekinë, që u luajtën në fillim të qershorit. Më pas pata një pushim të shkurtër. Në ndërkohë, nisa të merrja oferta nga klu be të ndryshme, por zgjodha Nizhnyn. Pse? Jam i familjarizuar me Premier Leaguen e Rusisë. Është ligë mjaft e fortë dhe interesante, dhe pa hezitim vendosa”, ka thënë Balaj.

Së fundi ishte pjesë e Sturm Grazit në Austri.