Sulmuesi i Francës, Olivier Giroudi edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Milanit. Klubi nga Serie A, të shtunën e ka zyrtarizuar transferimin e Giroudit, i cili do ta bartë fanellën me numrin nëntë te Milani.
Sulmuesi 34-vjeçar ka firmosur kontratë dyvjeçare me Milanin, me opsion edhe për një vit tjetër dhe do të ketë pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi te Milani është transferuar nga Chelsea për dy milionë euro dëmshpërblim, përfshirë edhe bonuset.
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Olivier Jonathan Giroudit, në një transferim të përhershëm nga Chelsea.
Sulmuesi francez do të veshë fanellën me numrin 9”, thuhet në njoftimin zyrtar të Milanit. Giroud edicionin e fundit ka shënuar 11 gola në 31 ndeshje me Chelsean, ekip me të cilin e ka fituar Ligën e Kampionëve.
Ai në Angli, ka bërë karrierë edhe te Arsenali. Ndërsa, me Francën ka 46 gola në 110 paraqitje.