Në shumë raste Muhamet Ramadani kishte paralajmëruar se shpejtë do ta fitonte një medalje të madhe. Dhe suksesin më të madh deri më tani për atletikën kosovare, Ramadani e arriti të enjten.
Ai ka fituar medaljen e artë në hedhje të gjyles në Evropianin U20 në Tallin të Estonisë. Është medalja e tretë e artë këtë vit për hedhësin e gjyles nga Mitrovica. Muajin e kaluar doli i artë në Kampionatin Ballkanik për grumposhën U20 që u mbajt në Stamboll të Turqisë. Para Turqisë fitoi të artën edhe në Sofje të Bullgarisë në Ballkanikun në palestër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTri medalje i fitoi edhe dy vjet më parë. E nisi me të bronztë në Kampionatin Ballkanik U20, pastaj fitoi të artën në Ballkanikun U18 dhe të artën në Festivalin Olimpik Evropian në Baku.
I suksesshëm gjiganti mitrovicas ishte edhe në vitin 2020. Të dyja medaljet e arta ballkanike i fitoi në grupmoshën U20 dhe të dyja në shtetin e Turqisë.
Për Ramadanin dhe atletikën e Kosovës medalja e fituar të enjten është më e rëndësishmja. Por synimet janë edhe më të mëdha nga Ramadani.
18-vjeçari në Evropian kishte hedhjen më të mirë të gjyles 6 kilogramë prej 19.92 metra.
Ramadani tani do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror U20 që do të mbahet në Najrobi të Kenisë. Thotë se edhe në Keni synon medalje.
Suksesi i fundit i Ramadanit u arrit në prag të Lojërave Olimpike që nisin më 23 korrik dhe përfundojnë më 8 gusht në Tokio të Japonisë. Ramadani nuk merr pjesë, por ai beson se në Lojërat Olimpike të vitit 2024 do të jetë pjesëmarrës me normë.
Hedhësi i gjyles, Ramadani, sukseset e fundit i ka arritur duke u stërvitur në një hapësirë të improvizuar në oborrin e shtëpisë së tij.
Vitin e ardhshëm shpresa e atletikës kosovare pritet të debutojë në grupmoshën U-23. Edhe në këtë nivel pret t’i sjellë Kosovës medalje botërore e evropiane. Ngritja e tij ishte e vazhdueshme deri më tani, ndërsa ka shpresë se ai me medalje do të vazhdojë edhe te të rriturit.