Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, për herë të parë në karrierë do të luajë në njërën prej pesë ligave të forta evropiane. Ai të premten ka firmosur me skuadrën franceze, Clermont.
Clermonti për herë të parë në histori do të luajë në Ligue 1 të Francës. Edicionin e kaluar e përfundoi në pozitën e dytë të kategorisë së dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashani me Clermontin ka firmosur për dy vjet. Ai së fundi ishte pjesë e skuadrës turke, Erzurumspor. Më herët kryesisht ka luajtur në Norvegji, ndërsa ishte edhe në Danimarkë.
“Jam i lumtur që jam këtu. Është sfidë e madhe për mua”, ka pranuar Rashani, që ka folur për sajtin zyrtar të klubit të ri.
“Atmosfera është pozitive pas suksesit në edicionin e kaluar. Më motivon për të bërë gjëra të mëdha. Ky edicion po ashtu duhet të jetë sukses. Ambiciet e mia janë që të bëj çdo gjë që edicioni të jetë i suksesshëm”.
Në Ligue 1 luajnë edhe Arbër Zeneli e Valon Berisha. Ata janë pjesë e Reimsit.