Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Futbollistët e Japonisë synojnë medalje të artë

Ekipi olimpik i Japonisë në futboll i ka nisur përgatitjet për Lojërat Olimpike që nisin të premten e ardhshme dhe përfundojnë më 8 gusht. Lojërat Olimpike do të mbahen në Tokio të Japonisë.

Përzgjedhësi i Japonisë, Hajime Moriyasu në konferencën e mbajtur të enjten ka theksuar se synojnë ta fitojnë medaljen e artë olimpike dhe të bëhen konkurrent edhe me shtetet e mëdha botërore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë u thashë lojtarëve të mi se ne synojmë medalje të artë në Lojërat Olimpike të Tokios. Ne jo vetëm që kemi vendosur qëllimin tonë për ta fituar medaljen e artë olimpike, por po mendoj se nëse lojtarët tanë shfaqin aftësitë e tyre, Japonia mund të jetë konkurrent i barabartë me ekipet më të mira në botë”, ka thënë Moriyasu.

Ndërkohë, dhe kapiteni Maya Yoshida ka theksuar se janë goxha mirë të përgatitur.

“Unë mendoj se jemi më të përgatitur sesa garat e kaluara të tilla si ajo e Kupës së Botës dhe Azisë”, ka thënë Yoshida.

Japonia të premten do të luajë ndeshje miqësore kundër Spanjës U23.