Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, karrierën do ta vazhdojë në Francë. Ai i është bashkuar skuadrës nga Ligue 1, Clermont.
Prezantimin e Rashanit e ka bërë ekipi francez të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo28-vjeçari me Clermontin ka firmosur kontratë dyvjeçare. Rashani te Clermonti është transferuar si lojtarë pasi ka shkëputur kontratën me ekipin nga Turqia, Erzurumspor që sezonin e fundit nuk arriti të mbijetojë në elitë.
Clermonti sezonin e kaluar doli nënkampion i kategorisë së dytë franceze dhe u promovua në Superligë për sezonin 2021/22.
Rashani gjatë karrierës ka luajtur edhe për klubet si Odd, Brondby e Rosenborg. Ai prej vitit 2015 është pjesë e Kosovës dhe deri më tani ka shënuar katër gola në 18 paraqitje.