Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

28 të arrestuar për trukim ndeshjesh në Greqi, mes tyre edhe presidenti i Olympiacosit

Këshilli i gjyqtarëve të lartë ka dërguar në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së Krimeve, 28 persona të akuzuar për rastet e ndeshjeve të trukuara të kampionatit grek të futbollit.

Midis tyre, me akuzën për ndryshimin e rezultatit të ndeshjeve të futbollit, ndodhet edhe Evangelos Marinakis, presidenti i klubit më të madh të Greqisë, Olympiacosit të Pireut, ndërsa i janë hequr 3 akuza të tjera për të njëjtin veprim, si dhe akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale, duke u ndryshuar thjesht në formimin e një bande që trukonte ndeshjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndaj biznesmenit Marinakis, pronar anijesh tregtare dhe një prej njerëzve më të pasur në Greqi, do të vazhdojnë të ekzistojnë kushtet kufizuese që ka vendosur Prokuroria për të, si ndalimi i largimit jashtë shtetit, 200 mijë euro garanci, paraqitje në rajonin më të afërt të policisë, si dhe ndalimi i çdo pjesëmarrjeje që ka të bëjë me aktivitetet futbollistike të vendit, transmeton TCH.

Për krimin e ndryshimit të rezultateve të ndeshjeve akuzohen të 28 personat në fjalë, midis të cilëve ka edhe zyrtarë të lartë të Federatës greke të Futbollit (EPO), arbitra, trajnerë dhe ish-futbollistë nga klubet e Levadiakos, Panionios, Verias apo Atromitosit të Athinës.

Vendimi i Këshillit të gjyqtarëve të lartë për fillimin e gjyqit është dhënë 14 muaj pas aktakuzave të prokurorit të çështjes, pasi ka pasur dhjetëra apelime nga personat e akuzuar.