Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olympiacosi mund të largohet nga Superliga e Greqisë për kurdisje të ndeshjeve

Gjiganti grek i futbollit, Olympiacos, pritet dënohet rëndë për kurdisje të rezultateve.

Sipas Corriere dello Sport, klubi i famshëm grek pritet të largohet nga elita pasi hetimet lidhur me një ndeshje të vitit 2015 ndaj Atromitosit janë hapur sërish.

Pronari i Olympacosit, Evangelos Marinakis, nëse shpallet fajtor pritet të përjashtohet nga futbolli dhe të gjobitet me 2,5 milionë euro.

Hetimet e zhvilluara në vitin 2015 ishin mbyllur, ndonëse 15 persona si dhe të dy klubet ishin akuzuar për “kurdisje të një ndeshje me qëllim të bastëvënies”.

Olympiacosi e kishte fituar atë ndeshje me rezultatin 2:1. Atë edicion Olympiacosi fitoi titullin, ndërsa Atromitosi siguroi kualifikimin në plejof. Nëse shpallen fajtore, të dy klubet rrezikojnë largimin nga liga dhe gjobë prej tre milionë euro.

Edhe Pa stadium për finalen e kupës, futbolli grek u kthehet trazirave Sport Pa stadium për finalen e kupës, futbolli grek u kthehet trazirave

Në mesin e të akuzuarve pos Marinakisit ishin edhe pronari i Atromitosit dhe shumë drejtues të tjerë.

Mediumi grek SDNA, ka konfirmuar se ndeshja do të rishqyrtohet, por do të hetohen edhe ndeshje tjera.