Rodrigo De Paul ka shkëlqyer me Argjentinën në “Coppa America”. Mesfushori i Udineses ka ndihmuar Argjentinën për të triumfuar në Kupën e Amerikës.
Forma e mirë që ka kaluar mesfushori ka bërë që klubi italian të rrisë çmimin për lojtarin.
Drejtuesit e Udineses thuhet se për ta liruar lojtarin po kërkojnë rreth 50 milionë euro.
Atletico Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e argjentinasit. Klubi spanjoll është i gatshëm ta transferojë lojtarin.