Ish-trajneri i Wolverhamptonit, Nuno Espirito Santo pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Evertonit, kanë raportuar të mërkurën mediumet angleze.
Bëhet e ditur se Nuno 47-vjeçar është në negociata me Evertonin, ekip që tashmë i ka ofruar kontratë trivjeçare.
Tekniku portugez në postin e trajnerit te Evertoni, do ta zëvendësonte Carlo Ancelottin që tashmë e ka marrë drejtimin e skuadrës së Real Madridit.
Nuno, aktualisht është i papunë pasi muajin e shkuar e shkëputi kontratën me Wolverhamptonin që i skadonte në vitin 2023.
Ai ka qenë trajner i Wolvesit prej vitit 2017 kurse ka punuar edhe te Porto, Valencia e Rio Ave.