Sulmuesi Sergio Aguero do ta vazhdojë karrierën te Barcelona. Barça të hënën njoftoi se ka firmosur me Agueron deri në fund të edicionin 2022/202, ndërsa klauzola për lirimin e tij do të jetë 100 milionë euro.
Aguero do të bashkohet me Barcelonën më 1 korrik, pasi t’i përfundojë kontrata me Manchester Cityn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I lindur në Buenos Aires, Sergio Aguero vjen te Barça për të vazhduar të bëjë atë që e ka bërë gjithnjë – të shënojë gola. Me 15 vjet e 35 ditë ai është bërë më i riu që ka luajtur ndonjëherë në Divizionin e Parë të Argjentinës me Club Atletico Independiente”, ka shkruar Barça në njoftimin zyrtar.
Aguero ka luajtur me shumë sukses për Manchester Cityn dhe vlerësohet ikonë e klubit anglez. Me sukses ishte paraqitur edhe në Spanjë te Atletico Madridi.