Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në fundjavë mund të ndalet dominimi i PSG-së

Lille mund ta ndalë dominimin e Paris Saint-Germainit dhe ta sigurojë titullin e parë në Ligue 1 që prej ditëve me Eden Hazardin para një dekade.

Për t’ia arritur një gjëje të tillë, rezultatet duhet t’u shkojnë për shtati atyre në këtë vikend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Katër skuadra kanë luftuar shumë për titull kampioni sivjet. Por, nëse Lille arrin që ta mposht St. Etiennen dhe PSG-ja dështon të fitojë ndaj Reimsit të Arbër Zenelit e Valon Berishës, titulli do të jetë i Lilleit.

Edhe barazimi do t’i kryente punë Lilleit një javë para fundit nëse PSG-ja humb dhe vendi i tretë, Monaco, nuk arrin ta mposht Rennesin.

Por, të premten, trajneri i Lilleit, Christophe Galtier, u fokusua në faktin se nëse skuadra e tij fiton ndaj St. Etienne, ata do të kualifikoheshin direkt në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.