Sport

Besa Famgas fiton titullin e tetë rresht në hendboll

Skuadra pejane, Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë në hendbollin kosovar. Besa të mërkurën mbrëma e siguroi titullin e tetë rresht, të 17-tin pas pavarësimit të sportit kosovar. Në finalen e dytë të plejofit, Besa fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultatin 39:32.

Madje epërsia e pejanëve në pjesën e dytë ishte kryesisht më e lartë, por në fund Prishtina u afrua pak. Shkëputjen pejanët e nisën që në pjesën e parë, kurse në të dytën nuk kishte fare rivalitet. Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni. Është sfiduar seriozisht vetëm në finalen e parë të plejofit, të shtunën në Pejë. Por të mërkurën në Prishtinë ishte bindëse dhe pa telashe siguroi fitoren. Nikolla Prce udhëhoqi Besën me 9 gola, ndërsa 5 i kishte Yll Muqolli. Te Prishtina më efikasët ishin alot, Agon Bajqinovci (9) e Lulzim Shabani (7).