Sport

Bertrand largohet nga Southamptoni

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ryan Bertrand, do të largohet nga skuadra e Southamptonit në fund të këtij sezoni. Këtë e ka konfirmuar edhe klubi anglez të mërkurën pasi Bertrand ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon muajin e ardhshëm.

Në verë, Bertrand do të jetë futbollist i lirë dhe interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë treguar Arsenali e Milani.

“Southamptoni mund të konfirmoj se Ryan Bertrand do të largohet nga klubi kur i skadon kontrata në fund të sezonit. Bertrand ka qenë lojtar kyç i ekipit dhe do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në klub”, ka shkruar ndër të tjera Southamptoni.

Bertrand, 31-vjeçar, këtë sezon ka 34 ndeshje dhe një asistim me Southamptonin në të gjitha garat.

Ai gjithashtu ka edhe 19 ndeshje me Përfaqësuesen e Anglisë dhe një gol të shënuar.